Basha tek banorët e prekur nga tërmeti: Korrupsioni fillon këtu dhe deri te peshqit e mëdhenj në Tiranë! Do japin llogari nga i pari tek i fundit!

Gjashtë herë ka ardhur komisioni i vlerësimit në shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti të Kadri Parrukut në Kameras, Manzë dhe gjashtë herë e ka nxjerrë atë të pabanueshme. Megjithatë, familja është skualifikuar deri tani nga marrja e fondeve ndihmë për rindërtimin.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pasi hyri në çadrën ku jeton familja Parruku dhe ka parë me sytë e tij gjendjen e shtëpisë, ka bërë një premtim për të gjithë ata viktima të tërmetit, që nuk kanë marrë apo iu ëhstë refuzuar mbështetja financiare nga qeveria:

“Shtëpia e shkatërruar prej 26 nëntorit 2019, jeton me gruan në çadër dhe të thonë se je skualifikuar për ndihmë!!! Por e kam dëgjuar këtë nga disa prej banorëve jo vetëm të kësaj zone. Ky është një korrupsion që fillon që nga kryepleqtë këtu dhe vazhdon deri në bashki e qëveri. E do t’u them sot, meqë po ma përsërit këtë histori Kadri, se korrupsioni dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit, nuk ka për të shpëtuar asnjëri prej tyre.

Peshqit e mëdhenj në Tiranë po se po, por dhe këta këtu që tallen me ju për të marrë ryshfet e ju bëjnë që të bëni letrat nga disa herë se “ju mungon kjo e ju mungon ajo” ta dinë se në listë do të japin llogari nga i pari deri tek i fundit. Këta që sillen si militantë apo që janë të  të korruptuar deri në palcë dhe ju bëjnë zbor, jua bëjnë malore, për ta kualifikuar këtë banesë, këtë gërmadhë, që një e nga një, do të japin përgjigje para ligjit dhe për këtë ke fjalën time”, u shpreh Basha.

2 15

1 20

3 7

Artikulli paraprakShpërthimi në Bejrut/ Ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen, thirrje që e gjithë qeveria të dorëhiqet
Artikulli tjetërAnijet turke lëshohen të armatosura në Egje, ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë