Anijet turke lëshohen të armatosura në Egje, ekspertët i tremben një konflikti real me Greqinë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Turqia ka nxjerrë sërish në Egje anijën e madhe të kërkimit të naftës dhe gazit, “Oruç Reis”. Anija u nis sot nga porti i Antalias për në zonën e kontestuar detare mes Rodosit me qëllim vijimin e kërkimeve në det.

Më herët, anija ishte urdhëruar të tërhiqej në port pas ndërhyrjes së Gjermanisë për të ulur tensiones mes Greqisë dhe Turqisë, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Turqia nis anijet me “zjarr të vërtetë” në Egje: E drejta na lejon t’i fundosim grekët
Megjithatë, duket se turqit nuk e kanë honepsur marrëveshjen e fundit mes Egjiptit dhe Greqisë për demarkacionin e hapësirës detare mes tyre në Mesdhe duke reaguar ashpër.

Më herët, Presidenti Erdogan u shpreh se Turqia nuk e njeh një marrëveshje të tillë pasi mes Egjiptit dhe Greqisë nuk ekziston një kufi detar, ndërsa theksoi se tani do të vijonin kërkimet përmes anijeve të tyre në zonën e kontestuar detare.

Turqia ka njoftuar se do të kryejë një stërvitje detare me zjarr real në të njëjtën zonë ku do të bëjë kërkime anija “Oruç Reis” duke bërë kështu që të mbulojë për disa ditë aktivitetin e saj me anije ushtarake.

Situata në Egjeun Lindor konsiderohet problematike dhe rrezikon që të shpërthejë pasi sipas ekspertëve, problemet ekonomike dhe politike në Turqi mund të bëjnë që politikanët atje të nxisin një konflikt të jashtëm për të devijuar vëmendjen e publikut nga problemet e brendshme.

Kësaj i tremben Gjermania si edhe vetë Greqia, e cila e ka vendosur flotën e saj në alarm pas deklaratave të bujshme të presidentit turk

Artikulli paraprakBasha tek banorët e prekur nga tërmeti: Korrupsioni fillon këtu dhe deri te peshqit e mëdhenj në Tiranë! Do japin llogari nga i pari tek i fundit!
Artikulli tjetërRadhë të gjata në Morinë, pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar