Basha: Të dhënat e qeverisë për përhapjen e virusit nuk janë të besueshme. Ndryshe flet kryeministri, ndryshe ekspertët

Pyetje: Komiteti I Ekspertëve Teknik tha dje që strategjia që ata kanë zgjedhur po funksionon dhe nuk shohin asnjë arsye përse ta ndryshojnë?

Lulzim Basha: Shifrat janë kontradiktore. Të tjera shifra jep Kryeministri, të tjera shifra jep Ministria e Shëndetësisë dhe kjo duhet të marrë fund. Nuk dua të futemi në debat janë apo nuk janë shifrat këto që jepen, e rëndësishme është të ketë një transparencë dhe të ketë një testim, i cili të jetë i besueshëm. Nëse testoni 15 vetë dhe 12 vetë dalin të infektuar, këtu ka një problem. Në qoftë se numri i testimeve për të paktën tre javët e para nuk ka kaluar 50, këtu ka një problem.

Prandaj, e kemi kërkuar rritjen e numrit të testimeve, prandaj e kam parashtruar edhe institucionalisht. Sot janë mbushur 2 javë që kur e kam kërkuar. Na eshte thënë 10 mijë teste. Nuk e di çfarë bëhet, kanë ardhur këto 10 mijë teste apo jo?! Bashkë me testet rritet mundësia për të testuar, sepse nga njëra anë kryeministri thotë se po të duam mund të bëjmë edhe 2 mijë teste, nga ana tjetër del Instituti i Shëndetit Publik dhe thotë se kapaciteti ynë për teste është 500.

Pyetje:200 janë bere sot sipas Ministrise.

Lulzim Basha: Po, por në qoftë se kryeministri thotë se po të duam, bëjmë edhe 2 mijë teste dhe pastaj dalin ekspertët dhe thonë në mund të bëjmë vetëm 500 teste në ditë, qartësisht ka një problem. Ose kryeministri nuk e di se për çfarë po flet, ose po flet para se të flasin ekspertët. E rëndësishme është që Shqipëria të ketë mjaftueshëm kapacitete për testim.

Artikulli paraprakQytetari e pyet pse del pa maskë? Rama irritohet: Unë nuk…
Artikulli tjetërBasha: U kam kërkuar ndihmë partnerëve për rritjen e testimeve, SHBA po na siguron 30 mijë