Basha takim me ekspertë të mjekësisë për masat kundër Koronavirusit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit, që derimë tani ka shkaktuar 5 viktima në Italinë fqinje.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mes personave të pranishëm në takim janë edhe Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi, Gazment Koduzi etj.

Artikulli paraprakAlbin Kurti shfaqet në krah të kryemistres serbe Bërnabiç në Londër
Artikulli tjetërZëvendësimi i taksës, Kurti i drejtohet Brnabiçit: Me kusht që Serbia të njohë Kosovën