Basha takim me ekspertë të mjekësisë për masat kundër Koronavirusit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit, që derimë tani ka shkaktuar 5 viktima në Italinë fqinje.

Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Mes personave të pranishëm në takim janë edhe Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi, Gazment Koduzi etj.

Exit mobile version