Basha përkujton 2 Prillin: Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 2 Prillin e vitit 1991 kur mbetën të vrarë nga falanga komuniste në Shkodër 4 martirët e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.

Basha shkruan se, 4 të rinjtë shkodranë u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë dhe sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim.

Postimi i kryetarit Basha

Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë.

Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit!

4 1

Artikulli paraprakMrekullia e ndaluar!
Artikulli tjetërSPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të lënë karantinën dhe të hetojnë skandalin me tenderin e ushqimeve!