Basha: Përgjimet e Bild nuk do të kalojnë si një skandal më shumë në qeverinë e Ramës, nëse…

Zbulimet e javëve të fundit të gazetës gjermane BILD kanë nxjerrë në pah një realitet të errët kriminal të konspiracionit midis botës së krimit dhe Partisë Socialiste kundër demokraicsë, lirisë dhe rendit kushtetues në Shqipëri.

Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë punlike dhe kombëtare të vendit.

Po në vend që ky realitet të alarmonte çdo shqiptar, përtej preferencave politike dhe interesave të tjera, ka një përpjekje të koordinuar, sistematike dhe të gjithanshme për ta kaluar atë pa reaguar. Thjesht, si edhe një skandal më shumë në vazhdën e skandaleve që jemi mësuar, si një gjë që nuk kemi se cfarë t’i bëjmë, ndaj duhet ta lëmë të kalojë.

Fatkeqësisht, si shoqëri, ne riciklojmë shpesh të keqen dhe nuk arrijmë dot të bëjmë hapa të sigurtë përpara.

Kushdo ka shpjegimin e vet pse sillemi kështu, por një nga arsyet pse e keqja tek ne përsëritet është sepse ne nuk reflektojmë mbi të, nuk përpiqemi të kuptojmë së çfarë bëmë keq dhe të mësojmë nga gabimet për të mos e përsëritur më.

Mungesa e reflektimit dhe humbja e busullës morale e ka normalizuar të keqen mes nesh dhe vrarë reagimin tonë ndaj saj.

Qeverisja e Edi Ramës ka qenë një seri pa fund skandalesh dhe krimesh, por ne i kemi lënë ato të kalojnë pa reaguar.

Edhe përpjekjet e opozitës, e vetmja që nuk ka heshtur, shpesh janë përqeshur dhe janë shpërfillur. Kjo ka thelluar të keqen dhe, siç treguan skandalet e fundit, duket se kemi prekur fundin.

Nëse nuk do të reagojmë tani, e keqja do të sundojë mbi këdo, në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë. Këtë herë nuk do të kalojë si më parë. Kjo gjendje nuk duhet të kalojë pa sjellë ndryshim të thellë.

Artikulli paraprakBasha: Sikur Edi Rama të kishte bërë 6 punë kryesore, sot do të ishim duke negociuar me Europën
Artikulli tjetërBasha tregon zgjidhjen e vetme për krizën