Basha, nga Thumana në zonën e Kënetës në Durrës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha nga Thumana ka shkuar në zonën e Kënetës në Durrës, aty ku po bëhen përpjekje për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat një djalë 17 vjeçar dhe personat e tjerë që shpresohet të jenë gjallë.

Aktualisht në terren forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e 17-vjeçarit. Pak më herët u nxorën nga banesa, nga e cila tashmë ka ngelur vetëm një gërmadhë, dy trupa të pajetë.

Ndërkohë nën rrënoja vijojnë të ngelen dhe 3 fëmijët e tjerë të kësaj familje, mes tyre dy vajza binjake, (jo më të mëdha se 3 vjeç). Në banesë në momentin kur ra tërmeti ishte gjyshja, bashkë me djalin të paralizuar dhe gruan e këtij, si dhe 4 nipërit e saj (fëmijët e djalit tjetër).

Mësohet se prindërit e 4 fëmijëve nuk ndodheshin në banesë, pasi babai ishte në Itali, ndërsa nëna e tyre për vizite tek motra në Tiranë.

3 29

4 16

2 42

1 44

3 28

Artikulli paraprakZyrtari i Policisë që humbi jetën nga tërmeti në Durrës
Artikulli tjetër25-vjeçari nën rrënojat e hotelit është gjallë dhe po nxirret nga skuadra e shpëtimit