Basha nga Kurbini: Rruga e BE hapet vetëm duke larguar Edi Ramën!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ushpreh gjatë fjalës së tij para qytetarëve kurbinas se, nuk ka asnjë ndryshim pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Zgjidhja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për interesin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe pushtetit të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to.

Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e politikanëve të kapur me krimin në shitblerje votash.

Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira. Nuk ka vend në BE që i hapen negociatat me shitblerje votash me krimin.

Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi i vetmi vend në Europë që kapet kryeministri duke futur kriminelët në parlament e nuk largohet. Jemi i vetmi në Europë që ministri kapet në trafik droge e nuk largohet. Jemi i vetmi vend ku kryeministri del përkrah një përdhunuesi si Elvis Roshi e nuk largohet. I vetmi vend ku kapet duke vjedhur votat me Dakon e Gjiknurin e nuk largohet. Duhet të ishte larguar qindra herë për të zezat që i ka bërë vendit.

E tani për karriken e tij refuzon ti hapërrugë zgjidhjes politike e hapjen  e negociatave. Ka vetëm një përgjegjës që sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët apo oligarkët dhe kriminelët ka zgjedhur të jetë kundër shqiptarëve. Asnjë ndryshim nuk do të ketë në ekonomi, asnjë vend pune nuk do hapet pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe qeveritarëve të ardhshëm drejtpërdrejt me votën e qytetarëve shqiptarë. Kjo është beteja, zgjedhje të lira e të ndershme e largimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha.

2 45

1 48

3 32

4 22

5 16

7 8

9 1

10 2

1 46

Artikulli paraprakMë mirë Kryeministria bosh se shejtani brenda!
Artikulli tjetërBasha: Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal!