Basha: Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim në qytetarët kurbinas. Në nisje të fjalës së tij, lideri i opozitës ka falënderuar qytetarët kurbinas për pritjen madhështore duke u shprehur se, “Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë”.

“E dinë fare mirë kundërshtarët, e di edhe Rama që mundohet ta kthejë tmerrin dhe panikun që e ka zënë në një shpoti që nuk e ha më asnjë. Nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit kriminal dhe regjimit më të korruptuar që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh më tej se, ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e negociatave, Edi Rama, i cili po bllokon Evropën, sepse mbron interesat e oligarkisë

“Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’I hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian. Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve.

Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri i oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjdhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha nga Kurbini: Rruga e BE hapet vetëm duke larguar Edi Ramën!
Artikulli tjetërBasha i kujton Ramës testin e Berlinit: Nuk e kalon dot! Largohu që BE të hapë negociatat me Shqipërinë