Basha nga Elbasani: Ramavirusi po shkatërron ekonominë dhe varfëron shqiptarët

Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël.

Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve.

Artikulli paraprakMineapolis, thirrje për shpërndarjen e departamentit të policisë
Artikulli tjetërJa pse foshnjat qajnë kur uleni por ndalojnë kur ngriheni