Basha mesazh qytetarëve me një video: Të hënën në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë sot për t’u bashkuar të gjithë sërish në një protestë të fuqishme kombëtare më 8 korrik në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Basha shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas për qendresën popullore.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin.

85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën 8 korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa!”, shkruan Basha në Facebook.

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!Asnjë hap pas! #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 5. Juli 2019

Artikulli paraprakMziu i përgjigjet Ballës: Nuk iki nga zyra, nëse e doni Kamzën shihemi…
Artikulli tjetërMeta tjetër mesazh Ramës rrugës për në Tropojë…