Basha me zyrtarin e BE: Jo vetëm largim i Ramës, por edhe shembje e sistemit

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas takimit me zyrtarin e lartë të BE, Danielson se opozita është e vendosur jo vetëm në largimin e Ramës, por edhe në shembjen e të gjithë sistemit. “Regjimi i Ramës është i mbaruar dhe Rama është një kufomë politike”, tha Basha. Kryetari i PD kërkoi hetim të plotë për dosje 339 të blerjes së votave dhe dosjes 184. “Eshtë shumë e rëndësishme zbardhja e këtyre dy dosjeve që kaanë vite që zvarriten”, tha Basha. “Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë europiane. Me këtë situatë që është e ngjashme me atë të regjimit të Maduros në Venezuelë nuk mund të shkohet në Europë”, tha Basha.
“Opozita ka pasur sot një mundësi tjetër për të shprehur jo thjeshtë dhe vetëm vendosmërinë e saj për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e korruptuar, pra kemi kërkuar që jo thjeshtë të largohet Rama por të shembet ky sistem.
Kujto që kujtdo që i dhimbset ky vend, duhet të garantojmë që mos kapen zgjedhjet dhe të mos përsëritet fenomeni Rama me emër tjetër. Të kemi institucionet kushtetuese të jenë në shërbim të njerëzve dhe jo të gjithë në grushtin e një njeriu dhe oligarkëve.
Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, problemet e të cilit ndodhën që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, pra me qëllimin për të larguar kriminelët nga zonat elektorale, por fuqizimi i rolit të kryetareve solli më shumë kriminel në parlament. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë politike”, tha Basha.

Basha tha më tej se, ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar! Një kufomë politike që pret të kallet. Mos prisni rezultatet të menjëhërshme. Rezultatet do të vijnë nga shqiptarët.
“Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilën do të ecet!opozita ka për detyrë që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të fillojnë të ndërtohen ato institucione, ato praktika, ku respektohet dinjiteti i njeriut, ku nuk shkelen të drejtat e njeriut, ku qeveria dhe parlamenti janë në krah dhe jo kundër kriminelëve.
Për këtë padyshim duhet një formulë e thellë kushtetuese, duhet një reformë e thellë elektorale, por më mbi të gjitha duhet vullneti politike.
Tani, tek vullneti politik, meqë më pyetët për formulën:
Hetim i plotë i dosjes 339!
Hetim i plotë i dosjes 184!
Çuarja para përgjegjësisë penale e politikanëve që kanë vjedhur votat bashkë me krimin e organizuar. Janë po aq të rëndësishme, në mos më të rëndësishme sesa ndryshime në ligj që shkruhen dhe nuk zbatohen. Kur kjo të ndodhë, do të themi se drejtësia po fillon të bëjë punën e saj, jo si sot kur “donikaprelizimi” i Drejtësisë e ka shndërruar atë në një bisht dhelpre për Edi Ramën me të cilën fshin dhe bën vetëm propagandë, por krijon besim se çdo politikan që guxon të ulet me kriminelët do të shkojë prapa hekurave.
Njera dosje hetimore ka gati 3 vjet, tjetra 2 vjet, prokurorët ndërrohen!!! Pse?! Sepse këto dy dosje tregojnë se sot kemi një autokraci dhe një kryeministër, vegël dhe ortak i krimit të organizuar.
Futja në Europë e një vendi që sundohet si Venezuela do të ishte një turp i Europës. Europa e vlerave nuk ka aleat më të mirë dhe garanci më të madhe se PD-ja dhe aleatët e saj, qytetarët e bashkuar me të cilët do të vazhdojmë betejën”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakArsimi europian sipas qeverisë!
Artikulli tjetërUshqimet që pastrojnë trupin nga nikotina