Reagon Berisha: Arrestimi i Dorianit për agjitacion e propagandë, i ati i kryepolicit donte t’i vriste gjyshin

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër për arrestimin e Dorian Protoduari. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, babai i drejtorit aktual të Policisë së Tiranës, Dhimtraq Ziu, Daqi Ziu, gjatë kohës së komunizmit ka kërkuar dënimin me vdekje të gjyshit të Dorian Protoduarit, Asqeri Protoduari.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qendrestaret e Astirit, e revotes me te gjate ne historine e Europes se Pasluftes se Dyte Boterore, marshojne drejt drejtorise se policise per lirimin e Dorjan Protoduarit, arrestuar sot me urdher te Edvin Kristaq Urrejtes dhe Vasal Kimikut nga narkopolicet e tyre.

Përshëndetje i nderuar Doktor! Babi i Dhimitraq ziut, Daqi ziu ka kerkuar te denohej me pushkatim gjyshin e Dorit Asqeri Protoduari Agjitacion e propagandë.
Asqeri Protoduari u arrestua në vitin 1979, për “sabotim ekonomik”, akuza zyrtare “kishte sabotuar tokën duke e punuar cektë” dhe u dënua me 21 vjet burg.

Policia e Tiranës ka shoqëruar me forcë Dorian Protoduari, banorin e Unazës së Re i cili mori pjesë në protestën e opozitës ditën e sotme përpara Parlamentit. Ai është arrestuar nga policë me maska dhe të shumtë në numër.

Artikulli paraprakBasha me kreun e PPE: Takim i shkëlqyer me Joseph Daul
Artikulli tjetërVuçiç deklaratë të njëjtë me Thaçin: Ose ndajmë Kosovën ose luftë!