Basha: Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë, motivimi ynë për të bërë gjithçka për një jetë sa më të lumtur

Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha për 1 Qershorin

Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të lumtur. Është forca për të tejkaluar sfidat në këto kohë të vështira dhe për të ecur përpara për ditë më të mira e për tu dhënë të gjithë prindërve sa më shumë mundësi për të plotësuar dëshirat e tyre.

Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre në Shqipëri të jetë më e mirë, dhe ata të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë!#Gëzuar1Qershorin #Ditëmëtëmira

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama përgjegjës për shtimin e varfërisë dhe blerjes me lista. Plani ynë i jep fund Shqipërisë që punon për 5 oligarkë
Artikulli tjetërNdërron jetë një grua e prekur nga Covid-19, bie ndjeshëm numri i të infektuarve