Basha: Betejë për jetë a vdekje, tirania e krimit do të rrëzohet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar sot nga Shkodra, se shqiptarët nën udhëheqjen e PD dhe opozitës së bashkuar do të bëjnë gjithçka për të ndalur tiraninë e krimit dhe korrupsionit.

Ai tha se sot ja vlen të sakrifikosh çdo gjë për të ndalur këtë të keqe.

‘Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tjetër Tirani të krimit ja vlen çdo sakrificë. Ne jemi gati të ndalojmë një tjetër tirani. Kjo është një betejë për jetë a vdekje, që do të jetë fundi i atyre që duan të instalojnë tiraninë’, u shpreh Basha për mediat.

Pyetje: Zoti Basha, më 31 Maj Rama nis zyrtarisht fushatën. Si edhe sot ripërsëriti që do të ketë zgjedhje. A jeni të vendosur t’i pengoni?

Lulzim Basha: Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarjeje kaq të rëndësishme janë shumë aktuale. Për të ndaluar një tirani të krimit, bëhet çdo sakrificë me çdo çmim. Unë, PD, opozita dhe gjithë shqiptarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por, kësaj rradhe të veshur me krim, me korrupsion dhe oligarki babëzitëse, që e ka shkatërruar vendin dhe ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashnë i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve të bashkuar.

Nuk ka për të patur edhe një krim tjeter elektoral më 30 qershor

Nuk ka për të patur edhe një krim tjetër elektoral më 30 Qershor! #ShqiperiasiEuropa #25Maj

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 20. Mai 2019

Artikulli paraprakKjo është kandidatja e Ramës për Bashkinë e Kurbinit, në 2017 Ministria e ka kallëzoi në Prokurori
Artikulli tjetërBasha: Betejë për jetë a vdekje, tirania e krimit do të rrëzohet