Bardhi prish rekordin historik të Barcelonës

Një ndeshje e çmendur në javën e parafundit të La Liga-s mes Levante dhe Barcelona-s. Pas fërshëllimës së fundit, Levante arrin një fitore historike 5-4 duke i prishur ecurinë rekord katalanasve që deri sot nuk kishin humbur asnjë ndeshje në kampionat. Surpriza e madhe ishte mungesa e Leo Messi-t, i cili është lënë pushim nga Valverde, ndërsa Enis Bardhi me dy golat e tij fantastikë ka fundosur miqtë tashmë kampionë.
Ishte Boateng ai që brenda gjysmë ore shënoi një dopietë që shtangu Barcelona-n. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë Coutinho i rifut në lojë vizitorët. Pas pushimit vijnë tre gola brenda dhjetë minutave nga vendasit. Bardhi e nis me një perlë nga distanca, pas tij Boateng dhe sërish Bardhi pas një aksioni model.
Gjithçka dukej e mbyllur dhe rekordi i hedhur tutje, por dy golat e Coutinho-s dhe një i Suarez me penallti rihapin gjithçka me 20 minuta të mbetura. Barça del në sulm ndërsa vendasit të hutuar mundohen të mbrojnë rezultatin me çdo kusht. Por nuk ndodh asgjë, Levante ruan avantazhin duke marrë një fitore që do të mbahet mend gjatë nga tifozët.

Bie Barcelona…
Me titullin kampion të siguruar 2 javë më parë, ndeshjet e mbetura të sezonit për Barcelonën kanë patur synim për të vendosur rekordin e pathyeshmërisë.
Por për herë të parë në këtë sezon skuadra katalanase është mundur, madje me një humbje të rëndë ndaj Levantes. Skuadra valenciane e gjeti golin e parē që në minutën e 9. Sërish Boateng në minutën e 37, me një asist nga Lukic bëri shifrat 2-0. Një minutë më vonë Coutinho shkurtoi diferencën e golave.
Me fillimin e pjesës së dytë shqiptaro-maqedonasi Bardhai bëri shifrat 3-1. Ky ishte momenti i black out për Barcelonën, pasi një mijutë më vonë Boateng i bëri shifrat 4-1. Dhe sikur të mos mjaftonte në minutën e 56 Bardhi shënoi edhe golin e pestë. Pa Messin në fushë Valverde ja besoi skuadên brazilianit Coutinho. Në minutat 58 dhe 64 braziliani shënoi edhe 2 herë të tjera, duke krijuar edhe idenë e përmbysjes. Goli i Suarez në minutën 71 bëri shifrat 5-4.
Në minutat e mbetura Levante u mbrojt mirë dhe arriti të marrë një fitore të rëndësishme mbijetese, ndërsa Barca la në fuqi rekordin e Real Madrid të sezonit 1931-1932, kur e mbylli sezonin pa asnjë humbje.

Artikulli paraprakZbuloni nëse jeni të prekur nga anemia
Artikulli tjetërAnti-semitizëm në Europë, problem i ri apo i vjetër?