Barcelona tremb Interin

Milan Skriniar është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Serinë A italiane. Sllovaku i transferuar gjatë verës nga Sampdoria te Interi për 23 milionë euro është shndërruar në liderin e ri të prapavijës zikaltër. 22-vjeçari me paraqitjet e tij fantastike i ka dhënë një tjetër dimension mbrojtjes së Interit, ndërsa ka rezultuar deçiziv edhe me dy gola me peshë ndaj Crotones dhe Sampdoria. Skriniar ka qenë thjeshtë i pakalueshëm në këto 11 javë të para dhe këtë gjë e kanë provuar lojtarë të tillë si Mertens, Andre Silva e Edin Dzeko. Për sllovakun kanë nisur të interesohen shumë klube të mëdha dhe për Interin nuk do të jetë një mision i thjeshtë ta mbajë në ekip edhe vitin e ardhshëm. Barcelona po mendon seriozisht për sllovakun, të cilin e shikon si partnerin ideal të Gerard Pique në qendër të mbrojtjes edhe pse francezi Samuel Umtiti po paraqitet mirë në këtë sezon.

Artikulli paraprakDhoma amerikane denoncon: Draft buxheti, antikushtetues
Artikulli tjetërBankat përballen me rritje të kërkesave për kredi