Barazim spektakolar, Mainz-Hoffenheim 4-4

Mainc dhe Hoffenheim regjistruan një barazim të pabesueshëm 4-4 mes tyre, me miqtë që përmbysën një disavantazh prej 3 golash në vetëm 13 minuta. Në “Coface Arena” Mainz kërkonte të niste me fitore sezonin përpara publikut të tij, pasi humbi në javën e parë në transfertë dhe gjithçka u duk sikur po shkonte në drejtimin e duhur teksa pas 23 minutash De Blasis shënoi dy herë, ndërsa Cordoba realizoi dhe të 3-tin në të 27-tën. Hoffenheim shkurtoi diferencën me Wagner, por goli i 4-1 i Oztunalit u duk sikur mbylli sërish ndeshjen. Dalja me të kuq e Bussman në të 57-tën ndryshoi totalisht takimin me Hoffenheim që filloi të besonte dhe Uth në dy minuta shkurtoi diferencën në 4-3, ku goli i tij i dytë ishte i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që në të 84-trën Szalai shënoi dhe golin e një barazimi të çmendur, me Hoffenheim që mori pikën e dytë në kampionat, këtë herë me shumë zemër.

Artikulli paraprakBaloteli 2 gola në fitoren e Nice
Artikulli tjetërDëmtimi serioz, shtyhet rikthimi i Reus në fushë