Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën dhe Lleshin: Do të bllokojmë rrugën 24 orë!

Pas lirimit nga policia, banorë të “Unazës Re” në kryeqytet, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës. Një prej tyre tha për gazetarët se banorët po planifikojnë bojkotimin 24 të rrugës te ‘Unaza’, nëse nuk anulohet projekti që parashikon shembjen e pronave të tyre.

Një ditë më parë, banorët protestuan më shumë nga orari i zakonshëm duke sjellë një situatë në zonë. Radhë të gjata makinash të bllokuara në trafik sollën tensione mes shofereve dhe policisë me banorët, të cilët protestonin në mbrojtje të banesave të tyre, protestë që zgjat prej më shumë se 3 muaj.

Banorët e “Astirit” vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të pronës së tyre që po shkatërrohet nga projekti i “Unazës së Re”.
Ditën e djeshme ata kanë protestuar sërish dhe kjo protestë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe shoferëve t ë makinave që kanë ngelur në trafik.

Shoqërohen banorët e ‘Unazës’
Ditën e djeshme banorët e “Astirit”, kanë dalë sërish në protestë. Ajo që u vu re ishte dhe pjesëmarrja e lartë e forcave të policisë në këtë zonë që u shoqëruan dhe me tensione dhe përplasje me banorët.
Një ditë pas protestës që zgjati disa orë policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë dhe protestues të kësaj zone.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar: Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduar, Skender Doda.
Kujtojmë se ditën e djeshme pranë banorëve ka mbërritur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Për mediat foli edhe protestuesi Dorian Protoduari i cili ishte shumë i nervozuar. Ai u shpreh me tone të ashpra ndaj Dhimitraq Ziu, drejtorit të Policisë së Tiranës, duke i thënë që të mos i hedhë benzinë zjarrit pasi do të digjet.

Na rrethoi FNSH-ja, këtë presion duhet ta harrojë njëherë e mirë. Këtë gjë duhet ta harrojë njëherë e mirë Edi Rama. Me mua dolën blof, këto janë urdhëra politikë që po merr komisariati. Kemi 137 ditë që protestojmë që është e ligjshme. Këta na vijnë dhe na provokojnë. I them Ziut mos i hidh benzinë zjarrit se do digjesh. Nuk e kanë bërë burra më të mirë këtë dhe jo ti. Nuk ka b*thë Erion Veliaj dhe jo të kesh Ziu. Me banorët e Unazës së Re nuk ja del do. I gjyshi i Ziu më ka dënuar babain në kohën e Enverit.

Artikulli paraprakRama përfundon në WC, ja nisma e re në rrjetet sociale
Artikulli tjetërShtrimi në spital i 11 nxënësve, reagon ashpër ish-deputetja: U helmuan nga shteti!