Bablok! As vjedhja e zgjedhjeve nuk të shpëton më! 25 prilli është fundi yt!

Nga Edmond SPAHO

Tipike gjuha e Enver Hoxhës! Shqipëria kishte vetëm suksese dhe ndriçonte si fanar buzë Adriatikut.

Në të vërtetë, Shqipëria po vrapon me nxitim drejt greminës dhe Edi Rama si Ali Komiku në Irak, flet vetëm për suksese.

Në se është kështu, që kemi suksese dhe ti me skotën tënde jeni më të mirët, atëherë përse largohen shqiptarët nga Shqipëria dhe po e zbrazin atë?!

Përse gjate 18 muajve të fundit, 33 mijë shqiptarë,  nga të cilët 24 mijë nën moshën 34 vjeç, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së?!

Në se kemi vetëm suksese dhe Rama me bandën e tij janë më të mirët, përse BE-ja nuk hap negociatat me Shqipërinë dhe të na japë datë për konferencën e parë ndërqeveritare?!

Në se kemi vetëm suksese dhe Rilindje vroma qenka më e mira, përse Hollanda thotë që Shqipëria nuk ka bërë progres dhe e ka mbytur krimi i organizuar dhe korrupsioni?!

Bablok, mjaft gënjeve, nuk ka mandat të tretë për ty!

As vjedhja e zgjedhjeve nuk të shpëton më!

Në 25 prill është fundi yt dhe fillon procesi i dhënies llogari për “sukseset” imagjinare dhe vuajtjet e vërteta që shqiptarët kanë hequr nën regjimin tënd.

Ta shporrim në 25 prill!

Artikulli paraprakSkandali i vjedhjes së 1.3 milionë dollarëve në AKBN! Gjiknuri kishte dijeni për falsifikimin e faturave
Artikulli tjetërVotimet në PD, Basha: Një garë dhe ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe të qeverisjes nesër