Audiopërgjimi/ Artan Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhjet, ose ikni nga puna

Në një audio-përgjim të publikuar në ‘Fax News’, Kreu i ALUIZN-it Artan Lame dëgjohet t’u thotë vartësve të tij se deputetët dhe ministrat kërkojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet dhe ata duhet të shkojnë në punë dhe ditën e shtunë, pasi përndryshe do të largohen nga puna.
Në këtë audio-përgjim, i realizuar para zgjedhjeve të qershorit Lame u bën presion vartësve të tij duke u kujtuar se nuk ka sindikata në Shqipëri për t’i mbrojtur dhe i ‘këshillon’ punonjësit që të mbajnë vendin e punës, për të mos u detyruar ti heqë pas 1 muaji.
“Deputetë e ministra kërkojnë mbështetje, deri në zgjedhje. Historitë e ditës së shtunë të mos përsëriten, e shtuna është ditë pune si ditët e tjera, të gjithë të jenë në punë. Kush e mendon fare thjeshtë le ta thojë dhe natyrisht le të ikë pastaj, nuk iu mbron asgjë nga kjo. Në Shqipëri nuk ka sindikata që t’ju mbrojnë”, thotë Lame ndër të tjera.
Nga ana tjetër ai u kërkon vartësve të tij që të bëjnë punën pasi askush nuk i shpëton, as deputetë apo ministra.
“Këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë. Njerëzit e terrenit kanë ardhur thjeshtë falë aftësive profesionale. Por ka të tjerë që e kanë pasur rrugën më të lehtë se ka të tjerë që i kanë propozuar. Nuk ka deputet e mik që i shpëton nga puna. U kam thënë ministrave të tjerë që ‘x’ do të iki me sill një tjetër. Kam fol më miken time dhe miken tënde (flet me një punonjëse me emrin Anila) prej të cilës je këtu nuk është në lartësinë që duhet nuk do të doja që pas një muaj të më fusë në konflikt me të. Shpresojmë që historia jonë të ndryshojë”, shprehet Lame i cili më pas fillon dhe përmend me emra vartësit e tij dhe ju komunikon se duhet të bëjnë punën pasi është e vetmja mënyra që të rrinë.

KSSH reagon për skandalin e audio-përgjimit të Lames: Jep dorëheqjen, ky vend s’ka qeveri
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit në Fax News të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.
Në njoftimin e Konfederatës thuhet se Lame duhet të japi dorëheqjen, pasi kjo gjë përbën një skandal të madh publik.“Në këtë audiopërgjim të Fax Neës dallohet qartë se , Artan Lame, i trajton punonjësit e administratës si skllevër, flet pa doreza për punësime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e vërteta është se me modelin e shokut Lame në drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.”
Njoftimi i plotë
Zoti Lame gaboheni,ky vend ka sindikata, s’ka qeveri por vetem TEPSI.
Audiopergjimi i kreut Aluiznit, Artan Lame me punonjesit nje vit para zgjedhjeve te 2017, i publikuar ne media perben nje skandal, teksa doreheqja e Lames eshte me pakta qe duhet bere, ne te kundert qeveria duhet ta shkarkoje.
Ne kete audiopergjim te Fax Neës dallohet qarte se ,Artan Lame, i trajton punonjesit e administrates si skllever,flet pa doreza per punesime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e verteta eshte se me modelin e shokut Lame ne drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.
Zoti Lame po ju sjell vetem nje shembull te fresket qe rrezon pretendimet tuaja dhe arrogancen e kesaj qeverie.
Pak dite me pare Ministria e Arsimit uli pagat per 4 mije infermiere,por pas publikimit te ketij skandali, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise nisi punen per organizimin e protestes.

Sapo lajmi per protesten u perhap ne media Ministria e Arsimit u terhoq nga vendimi I saj, ashtu sic ka bere dhe here te tjera.
Jane sindikatat ato qe luftojne per statusin e minatorit, luftuan per pagat e naftetareve te Ballshit, po ngrene zerin per skllaverimin e punonjesve te fasonerive, pagat e uleta, mungesen e kushteve te punes e taksat e larta.
Ju krenoheni me ate qe duhet te ishte turpi juaj,por ndoshta jeni mesuar se nuk ka opozite se ata jane me shpresen se kur te marrin tepsine, ju s’do ti bezdisni.
Ne do ngrihemi ne proteste deri ne shkarkimin tuaj zoti Artan Lame,pasi modeli juaj I administrates po rrenon Shqiperine.
Kjo qeveri I ka hapur beteje frontale sindikatave,kryesisht KSSH,teksa synon zhdukjen e tyre,madje per kete mision ka shkrire edhe Ministrine e Punes.
Arben Ahmetaj ka shkaterruar Keshillin Kombetar te Punes pasi nuk e mbledh asnjehere per te diskutuar per problemet reale te punonjesve shqiptare.
Ai paguan per te percare sindikatat,dhe me direktive te tij shume institucione lidhin kontrata me sindikata fantazem qe drejtohen nga militantet e partive ose familjaret e deputeteve. Rasti I fundit eshte Ministrise Arsimit,per te cilin ceshtja do shkoje ne gjykate.
Ju njohesi dashamiresi dhe mbrojtesi I artit dhe kultures qe fshiheni si struc tani qe teatrit po I vene kazmen per kullat qe ti do te legalizosh,s’mund te jepni leksione per sindikatat as mund te beni moral per arritjet e kesaj administrade.
Qeveria Rama te distancohet nga ky skandal dhe te firmose menjehere shkarkimin e Artan Lames.

Artikulli paraprakTeatri është i kombit dhe mbrohet nga ata, jo i këtyre palaçove që shiten si prostituta për një rrogë
Artikulli tjetërShpërthen Adi Krasta: Këta janë të çmendur, pas Teatrit radhën e ka Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare