Aubamejang te Milani? Tifozët ëndërrojnë

Skuadra e Milanit është duke kaluar një moment jo fort të mirë në kampionatin italian, për shkak të rezultateve zhgënjyese, gjë kjo që ka sjellë pakënaqësi dhe trishtim tek tifozët kuqezinj. Ndryshimi i presidencës dhe marrja e klubit nga miliarderi kinez duket se ju ka rikthyer një fije shprese për të dalë nga kjo situatë dhe për të ndërtuar një klub të denjë që të mund të luftojë për fitimin e titullit kampion.
Drejtuesit e Milanit janë duke menduar për afrimet në merkato për sezonin e ardhshëm dhe dëshira më e madhe e klubit dhe tifozëve rezulton rikthimi i sulmuesit Pierr Emerik Aubamejang, i cili po shkëlqen tek Borusia Dortmund. Aubamejang ka dalë nga akademia e Milanit dhe është aktivizuar me të rinjtë nga viti 2008 deri ne 2011.
Sulmuesi rezulton të ketë qenë ditën e djeshme në Milano bashkë me të fejuarën dhe familjen e tij. Ketë vizitë, ai nuk ka preferuar ta mbajë sekrete, por e ka ndarë dhe me miqtë e tij në “Instagram”. Tifozët e Milanit e kanë marrë mesa duket sinjalin e radhës dhe kjo vizitë i bën ata të ëndërrojnë për një rikthim të mundshëm.
Vlen për t’u theksuar se dy javë më parë drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli dhe trajneri Montela kanë qenë në Monako për të parë nga afër çerekfinalen e Championsit mes Monakos dhe Dortmundit.

Artikulli paraprakNapolin e favorizon kalendari
Artikulli tjetërArsenali, në sulm Benzema