Atletico Madrid ia beson sulmin francezëve

Antoine Griezmann është ylli i ekipit te Atletico Madrid, por finalistët e Champions League zyrtarizuan edhe transferimin e një tjetër sulmuesi francez, Kevin Gameiro. Sulmuesi 29-vjeçar kaloi një sezon fantastik te Sevilla, duke arritur të fitojë edhe Europa League, ndërsa tashmë ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Atletico-n.
Shuma e trasferimit të sulmuesit ende nuk është bërë publike, ndërsa ekipi i ri i ka uruar mirëseardhjen Gameiro-s me një postim në “Twitter”. Edhe këtë sezon, Atletico pritet të një jetë rivalja kryesore e Barcelonës dhe Realit, por tashmë me një sulm të përbërë nga dyshja franceze Griezmann-Gameiro.

Artikulli paraprakTrashëgimia e Obamës
Artikulli tjetërBrazil, kombëtarja olimpike nis punën