Atentati në Elbasan/ Çapja u qëllua me snajper me numra të fshirë…

Janë zbardhur të tjera detaje rreth plagosjes me armë të Ardian Çapjas sot në Elbasan. Sipas raportimeve të ‘BW’, Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në këmbë. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Artikulli paraprakUEFA zgjedh qytetin ku do të luhen ndeshjet e Championsit
Artikulli tjetërU dha shifër lëmoshe shqiptarëve që i mbylli për pandeminë, Spahia: E keqja duhet të shporret sa më parë!