Asensio rikthehet pas 11 muajsh me gol dhe asist

Tjetër fitore në “Alfredo di Stefano”. Real Madridi mposhti mbrëmë 3-0 Valencian në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në La Liga.

Los Blancos morën pikët e plota më dy gola në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyllë 0-0 me një gol të anuluar të mysafirëve nga ana e VAR.

Karim Benzema e kaloi Realin e Zinedine Zidane në epërsi pas një asisti nga ana e Eden Hazard, në minutën e 61’, duke shënuar për 1-0.

Në minutën e 74’, saktësisht pas 30 sekondave që hyri në lojë, Marco Asensio shënoi për 2-0.

Ishte gol i veçantë për spanjollin, pasi u rikthye në fushë pas 330 ditësh, i cili në korrik të vitit 2019 kishte këputur ligamentet e gjurit dhe mungonte që atëherë.

Derisa golin përfundimtar për 3-0 e ka shënuar sërish Benzema, në minutën e 86’, pas një asistimi nga Marco Asensio.

Pas këtyre tre pikëve, Reali ka vazhduar ndjekjen e Barcelonës në luftën për titull.

Reali ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, dy më pak se Barcelona.

Artikulli paraprakDitë e trishtë për Shqipërinë!
Artikulli tjetërPolitikat që po rrënojnë Arsimin e Lartë