Arsimi për vitin buxhetor 2022 do të jetë më i ulëti i 10 viteve të fundit në raport me GDP-në!

Nga Xhelal MZIU

Parada e propagandës rilindase sot, është kontrasti më i keq i gënjeshtrës me realitetin!

Objektivi i Rilindjes ishte që Arsimi të zinte 5% të GDP-së, por dhe pse po buxhetohet viti i 9 i rilindjes, arsimi për vitin që vjen do të jetë vetëm 2.6% e GDP-së, më e ulëta në rajon e Europë!

Është planifikuar që të rritet paga e punonjësve të arsimit me vetëm 6 % paga e “funksionit”, jo paga totale, e përkthyer ndaj totalit, kemi vetëm 3% rritje!

Por nqs shikojmë efektin e inflacionit, % e rritjes është më e vogël se inflacioni që kemi sot!

Mashtrimi i kësaj qeverie nuk mbaron me aq, pasi rritja e pagave parashikohet për të hyrë në fuqi për gjysmën e dytë të vitit 2022.

Në qarkun e Dibrës asnjë qindarkë nuk është planifikuar për 2022 për ndërtim shkollash, apo rikonstrukdion shkollash, pavarësisht se shkollat janë në situatën më kritike tamam si në kandahar!

Nuk paguhet transporti i mësuesve dhe i fëmijëve, nuk paguhet largësia e mësuesëve, nuk kemi mësues me diplomë, por militantë ose patronazhist të rilindjes!

Braktisja e shkollave ka thyer çdo rekord 30 vjeçar në qarkun Dibër!

Artikulli paraprak“VAR-i po e shkatërron futbollin, lërini gjyqtarët të gabojnë”
Artikulli tjetërIna Zhupa: Edi Rama po riciklon premtimet e pambajtura për arsimin