Arsenali, 60 milionë euro plus Giroud për Higuain

Sirena angleze për Gonzalo Higuain. Arsenali është vënë në ndjekje të sulmuesit të Napolit dhe për të arritur tek argjentinasi, Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro plus kartonin e Oliver Giroud. Ofertë kjo që ka vënë në vështirësi presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentis, i cili dhe e sheh si të pamundur qëndrimin e sulmuesit dhe për sezonin e ardhshëm. Më herët në dyert e Napolit kishte trokitur dhe Atletico Madrid, por oferta e “Los Cholconeros” është refuzuar menjëherë.
Një tjetër kandidate që kërkon të ketë në dispocizion shërbimet e Higuain është edhe skuadra e PSG, që është e gatshme të paguajë dhe klauzolën e sulmuesit 94 milionë euro.

Artikulli paraprakValdet Rama pranë firmës me Balikesirspor
Artikulli tjetërTopi i Artë, “Parisi” dikton trofeun mitik