Ambiciet hapësinore të vendeve afrikane

Michelle Bovee

Hapësira ka qenë deri tani e paarritshme pjesën më të madhe të vendeve afrikane dhe gara e hapësirës është bërë gjithnjë e më e fortë ndërmjet Amerikës së Veriut, Europës dhe Azisë. Vetëm gjatë dekatës së fundit, disa vende si Nigeria, Gana, Afrika e Jugut dhe Etiopia kanë nisur të zgjerojnë perspektivën e tyre drejt qiellit. Disa prej tyre kanë nisur satelitë dhe konkurrenca është duke u rritur, edhe pse asnjë nuk i është afruar hënës.
Programet hapësinore sjellin shumë benefite: rrisin komunikimet, monitorojnë motin që mund të shfrytëzohen për qëllime agrikulturore, për kundërterrorizëm, shanse për bashkëpunim ndërkombëtar në sipërmarrjet shkencore dhe monitorim të zgjedhjeve. Përdorimet ushtarake si mjetet zbuluese dhe të identifikmit të armëve nuk mund të nënvlerësohen gjithashtu-nëse bashkimi afrikan mund të arrijë në një marrëveshje bashkëpunimi për një agjenci hapësinore të unifikuar, benefitet mund të shfrytëzohen akoma më shpejt, por shqetësimet në lidhje me shpërndarjen e të dhënave sensitive dhe mungesa e një legjislacioni të strukturuar për sigurinë kibernetike janë duke i penguar këto përpjekje.
Si kontinent, Afrika është e panjohur për hapësirën. Zambia është përpjekur t’i bashkohet garës së hapësirës në vitin 1964, të njëjtin vit kur u bë vend autonom dhe Kenia lëshoi me sukses një satelit në vitin 1970. Në vitin 1999, Afrika e Jugut lëshoi satelitin e parë SUNSAT dhe më pas tre të tjerë dhe krijoi agjencinë hapësinore SANSA. Algeria lëshoi një satelit vëzhgues në vitin 2002 dhe një tjetër në 2010.
Kohët e fundit, Nigeria i përdori satelitet për të gjurmuar Boko Haramin dhe për të monitoruar zgjedhjet, madje shprehu interesin për t’u bërë vendi i parë afrikan për të dërguar një astronaut në hapësirë, një qëllim që kërkojnë ta arrijnë deri në vitin 2030. Gana lëshoi satelitin e parë në korrik në vitin 2017, ndërsa Angola në dhjetor 2017. Etiopia ka në plan ta lëshojë satelitin e saj të para brenda 3 ose 5 pesë viteve të ardhshme.
Pavarësisht progresit të madh të kontinentit, deri tani vetëm pak vende afrikane kanë satelitë në hapësirë dhe asnjë prej tyre nuk ka dërguar me sukses një astronaut. Shumica e satelitëve që qarkullojnë në orbitë janë ndërtuar dhe lëshuar me asistencën e partnerëve si Rusia dhe India, pra, ka shumë pak që janë ndërtuar në Afrikë. Bashkimi Afrikan ka prezantuar Politikën Hapësinore Afrikane të krijuar për të zhvilluar programin hapësinor që do të mbështesë menaxhimin e burimeve natyrore, mobilizimin e burimeve dhe zhvillimin e sektorit publik dhe privat të kontinentit, por bashkëpunimi i ndërsjelltë është ende në fazat fillestare.
Programi i përbashkët hapësinor do të ofronte shanse të mëdha. Nigeria, përshembull, i ka përdorur satelitët për të gjurmuar Boko Haramin dhe për të gjetur vajzat e marra peng, për të mbrojtur burimet natyrore të naftës dhe deltën nigeriane dhe për të monitoruar zgjedhjet, të gjitha aplikime tepër të vlefshme për vendet e tjera afrikane. Satelitët mund të përdoren edhe për qëllime agrikulturore, për vëzhgimin e kushteve atmosferike, monitorimin e shëndetit të të mbjellave dhe lagështisë së tokës, si dhe për mbledhjen e të dhënave për normën e rreshjeve.
Satelitët mund të përmirësojnë edhe rrjetet e komunikimit dhe të bëjnë të mundur që fermerët të kenë akses në këto të dhëna agrikulturore që mund të sjellin avantazhe të jashtëzakonshme dhe të lehtësojnë monitorimin e sigurisë së ushqimit. Programet si SKA të mbështetura nga Afrika e Jugut dhe tetë vende të tjera afrikane si dhe Australia, Kanadaja, Kina, India dhe të tjerë, oforojnë një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar në përpjekje për të zgjidhur misteret e universit. Pjesëmarrja në këto përpjekje sjell avantazhe të mëdha ndërkombëtare, si dhe akses në teknologji dhe zbulime të ardhshme.
Satelitët kanë edhe përdorim të gjerë në fushën ushtarake. Mund të përdoren si mjete zbulimi dhe komunikimi, të shërbejnë si sisteme paralajmëruese për të gjurmuar raketat dhe natyrisht për të lëshuar armë brenda kufijve të Traktatit të Hapësirës. Sateliti i parë ushtarak është lëshuar në vitin 1959 për të kryer misione zbulimi dhe deri në janar 2017 ekzistojnë plot 1 mijë satelitë të tillë që orbitojnë përreth tokës. Është e vështirë të thuhet se sa satelitë janë për qëllime ushtarake, pasi shumica e programeve janë të klasifikuara dhe satelitët mund të përdoren njëkohësisht edhe për qëllime civile, por nuk ka asnjë dyshim se një pjesë e mirë e tyre janë përdorur të paktën një herë për misione ushtarake.
Një program i unifikuar hapësire do t’i ndihmonte vendet afrikane që të përfitonin nga avantazhet e mëdha të epokës hapësinore më shpejt nga sa do të arrinin individualisht, por negociatat e vështira dhe burokracitë e nevojshme krijojnë vështirësi për formimin e një partneriteti jetëgjatë. Duke qenë se satelitët mund të përdoren për të përgjuar, lëshuar armë, për të monitoruar zgjedhje, lehtësuar dhe përgjuar komunikimet, gjetja e balancës që i lejon vendet të ruajnë kontrollin mbi të dhënat e tyre do të kërkojë kohë. Këto janë vështirësi që të gjithë vendet po i përjetojnë në epokën dixhitale, ku partneritetit dhe bashkëpunimi për sigurinë, kundër-terrorizmin, anti-drogën, tregtinë dhe çdo gjë që ka të bëjë me të dhëna të ndjeshme.
Konventa mbi Sigurinë Kibernetike të Bashkimit Afrikan tregon se 54 vendet anëtare kanë eksperiencë negocimi për çështjen e të dhënave dhe mbrotjes së tyre, megjithatë asnjë nga vendet nuk e ka ratifikuar dhe ka pasur shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut në disa nene për të reduktuar cënueshmërinë kibernetike. Derisa të dhënat e mbledhura nga satelitët, veçanërisht ato ushtarake, të sigurohen përmes agjencisë hapësiore për të gjithë vendet anëtare, një partneritet i tillë dhe avantazhet që do të sillte ka pak gjasa të realizohet.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakIsh-zv.ministrja e Brendshme: Do dëshmoj në Prokurori për udhëtimin tim me makinën e Habilajve
Artikulli tjetërInvestim gjerman për studentët në konvikte