Alibeaj: Një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka me frikë qeverinë sepse ajo është…

Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD-së, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një person mbeti i vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Alibeaj thotë se një qytetar humbi jetën se krimi nuk ka më frikë qeverinë, e cila është zgjatim i saj.

Postimi i Enkelejd Alibeaj

Një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij!

Nje qytetar u vra sot ne Kavaje, ndersa ishte duke blere buke. Ne mes te qytetit, ne mes te dites, perplasjet me arme terrorizojne qytetaret.

Krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij! Policia eshte e zene me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti ne shqiperi.

Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasalliut. Sherim te shpejte te plagosurve.

Qytetari po blinte bukë kur u vra nga lufta mes bandave në Kavajë

Dy grupe rivale janë përplasur me armë në qytetin e Kavajës dhe si pasoje e kësaj përplasje me armë zjarri ka hmbur jeten një person i cili mendohet se nuk kishte lidhje me konfliktin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Kavajës.

Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50-vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai quhet Ramazan Hasalliu dhe mendohet se ka qenë duke blerë bukë kur është qëlluar me armë.

Mësohet se policia ka ndaluar dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinë.

Njeri nga të dyshuarit se ka qelluar, me armë është 22 vjeçari Eraldo Hyka. Mendohet se ne kete ngjare eshte perfshire dhe vëllai i Eraldos, Elio Hyka.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e personave të plagosur nga kjo përleshje me armë në mes të ditës në Kavjë.

Ata janë: Sali Mekja, Rrustem Dedja, Arben Hajdini, ndërsa 3 persona të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë larguar.

Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.

Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe disa persona te tjerë.

Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.

Artikulli paraprakPD zbardh skemën e Ramës për mbushjen e kutive, padi Denar Bibës dhe çdo komisioneri të përfshirë
Artikulli tjetërBasha: Jemi shumicë absolute, shqiptarët me sytë nga opozita