Basha: Jemi shumicë absolute, shqiptarët me sytë nga opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i vendosur në aksionin e tij opozitar. Pasi ka lajmëruar nisjen e protestave, e radhës më 8 korrik, Basha thotë se, qëndrimi është i pandryshuar. Mesazhin e dha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.

“Qendrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”, u shpreh ai.

Ai foli ndër të tjera edhe për një plan të kryeministrit Rama, për të përçarë opozitën, i cili nuk ka gjetur zbatim.

“Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përcarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojoni, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës”, tha Basha.

Artikulli paraprakAlibeaj: Një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka me frikë qeverinë sepse ajo është…
Artikulli tjetërKreu i KQZ kërkon hetim administrativ për mbushjen e kutive, Biba dhe 3 bibat e Ramës kundër