Albania, Fake News!

Nga Redin HAFIZI

“It’s the economy, stupid!” qe çon ne fitoren e qytetareve e jo parate e imazhit dhe propagandes, parate e droges dhe mafies qe nuk shkojne patjeter ne nje rruge me zbutjen e veshtiresive sociale. I vetmi lajm real ne Shqiperine e tridhjete vjeteve eshte qe njerezit, ne shumice vuajne per buken e gojes. Ne Shqiperi njerezit blihen dhe shiten si ne tregun e sklleverve. Po te shihni me syte e mendjes do te shihni nje Shqiperi ku nje here ne kater vjete, njerez te lidhur me zinxhirin e urise, femije te mbajtur peng neper klasat e shkollave qe skllavopronaret e Tiranes te majmen me para dhe me pushtet.

Shqiperia reale i perket Sokrateve te vuejtun qe po largohen nga syte kembet, ku te munden ne nje turravrap te deshperimit. Nderkohe kudo neper media nuk flitet per Shqiperine reale, por per Albania, a big fake news, nje shaka e madhe qe nisi ne 1990. Atehere shume besuan se erdhi vertet edhe nje dite e mbare per Shqiperine, per qytetaret e saj qe te thuash te verteten kane vuajtur shume ne 50 vjet diktature dhe 30 vjet te sundimit te mungeses se ligjit. Si mund te besojme se demokracia vjen pa dhene nje mesim te mire permes ndeshkimit te autoreve te diktatures?

Si ka mundesi qe te kete demokraci pa konsoliduar te drejten e prones? Si mund te kete demokraci pa deklaruar cdo dite e cdo nate se komunizmi eshte nje murtaje qe ka vrare 100 milione njerez ne gjithe boten? Kjo nuk ndodhi, pasi nomenklatura e kuqe nisi mashtrimin Albania duke harruar zhargat dhe leckat e Shqiperise.

Nuk them se ne tridhjete vjete nuk jane bere gjera te mira. Ne me te rendesishmet mund te permend heqjen e vizave, anetaresimin ne NATO dhe marrjen e statusit kandidat per ne BE. Gjithashtu i vlejten shume Shqiptareve rruget e ndertuara, pasi jane ndryshime qe ndikojne ne xhepat e tyre. Por patjeter duhet te pranojme se drejtesia e brishte vdiq perfundimisht ne llumin e korrupsionit.

Politika u kap nga mafia dhe mbyten sebashku drejtesine duke rekrutuar kudo individe te dobet dhe te shantazhueshem. Mafia reale nuk kerkon zhurme apo lufte. Mafia ka dale nga pikturat e gangserreve me tomson. Tashme mafia eshte me kollare dhe vetem terheq fijet e nje rrjeti trafiqesh te paligjshme qe investohen ne biznese rrugesh, ndertime pallatesh apo edhe fondacionesh financiare apo sociale, nderkohe qe qershia mbi torte eshte media ku mafia nuk kursehet. Eshte media qe krijon Albania dhe tashme e ka per turp te shohe nga Shqiperia.

Ne media shohim presidente, kryeministra, deputete e politikane te cdo sorrollopi te grinden e te ulerasin sot per nje drejtesi te munguar apo per fenomene te droges dhe krimit qe jane fenomene te botes se zhvilluar. Ne kete menyre ata kerkojne te fshehin realitetin se ne Shqiperine tone te mbyt mafia, por nuk duan t’a pranojne ata qe krijojne Albania cdo dite.

Kur gjeneralin Dalla Chiesa e pyeten disa studente nese e ka eksperiencen e duhur per te luftuar mafien ne Palermo, duke ditur se ai kishte mposhtur terrorin e kuq te “Brigadave te Kuqe” ne Itali, ai u pergjigj se te luftosh mafien eshte me e veshtire se te luftosh terrorizmin. Per gjeneralin terrorizmi lufton shtetin, kurse mafia eshte ne sherbim te shtetit dhe politikes e ne rastin me te keq eshte vete shteti dhe politika. Ja ne kete pike ka mberritur Shqiperia, ne rastin me te keq dhe kjo si pasoje e sistemit te mosndeshkueshmerise qe zevendesoi endrren e Shqiptareve per demokraci dhe pune. Mafia eshte Shqiperia reale kurse Albania eshte komplet fake news.

Ne nje televizion ish punonjesi I rendit Pjerin Ndreu tha nje te vertete te madhe. Ai deklaroi se krimi nuk luftohet vetem me policine, por edhe me ndryshimet social ekonomike. Eshte e vertete se krimi lulezon atje ku ka varferi dhe per hir te se vertetes Shqiptaret po lihen qellimisht te varfer qe mafia te lulezoje per nje grusht njerezish dhe nese rrjedh ndopak mund te perfitoje ndonje hallexhi. Nuk e di se perse Ndreu nuk u kerkon boseve te tij te djeshem dhe te sotshem se si ka mundesi qe Shqiptaret ende jane aq te varfer sa te shiten e te blihen, por thjesht diskuton se mafie ka ne Amerike e Itali.

Po ne Amerike ka mafie dhe ka qene edhe me e forte, por kur mafia tentoi shtetin atehere shteti e shkaterroi me themel. E njejta gje edhe me Italine kur shteti po kapej ishte drejtesia qe u pergjigj ashper, madje me kosto te larte. Ka qene ajo lufte qe detyroi mafien italiane te shperngulet nga zonat tradicionale dhe te ringjalle lidhjet e vjetra. Nuk mund te harrojme se regjimi I Enver Hoxhes bente kontrabande cigaresh te drejtuar nga sigurimi i shtetit ne bashkepunim me mafien italiane.

Mos harroni se Gramoz Ruci ka qene shefi i fundit i sigurimit te shtetit dhe eshte nder individet qe i ka bere bisht ndeshkimit. Jane lidhjet e ringjallura qe ne tete vitet e fundit mafia kapi shtetin ne Shqiperi duke dale me propaganden e “Albanian justice reform”. Ky ishte komplet nje fake news. Kur politikane te pandeshkuar flasin per forcim te drejtesise patjeter qe e verteta qendron tjeterkund. Nen reformen e Soros, qe per hir te se vertetes u mbeshtet nga ambasada Amerikane nisi nje aktivitet i rende i investimeve te disa individeve qe kishin marre persiper te marrin parate e bllokuara neper syrtare dhomash te politikes, kasaforta sigurie, apo llogari neper parajsa fiskale.

Shume kontrata biznesi, rezorte, hotele apo edhe ndertime nisen ne Shqiperine e varfer, por qe kudo neper televizione shnderrohej ne “beautiful Albania”. Ne kete proces duhej paralizuar drejtesia dhe organet qe luftojne krimin e organizuar, pasi ekzistonte mosbesimi tek grupet mafioze ne politike per ndonje thike pas shpine. Megjithate administrata Amerikane nuk mund te mbeshtese nje zvarritje te procesit te reformes, ndaj me Ambasadoren Kim jane vene objektiva te qarta se reforma ne drejtesi duhet tashme te tregoje eficencen ne veprim. Raportet qe po dalin nga organizmat nderkombetare kane dhene nje drejtim te duhur ne luften kunder krimit te organizuar dhe se ku duhet hetuar ne ndjekje te parase.

Ka ardhur koha e permbysjes se mosndeshkueshmerise edhe pse ka shume zhgenjim, por fatkeqesisht nuk ka rruge tjeter. Shqiperia reale duhet te kuptoje se vetem investime te ndershme nga partneret Amerikane dhe Europiane do te mundesojne hapjen e vendeve reale te punes, do te zhvillohen biznese qe nuk kane nevoje per reklame mediatike, por qe e tregojne tek ndryshimi i sistemit te ekonomise se familjes. Por qe te ndodhe kjo po krijohen garancite permes forces se vertete te ligjit dhe jo OFL fake news qe jane vec shtojca te mafies ne pushtet.

Levizjet e forta ne reformen ne drejtesi ka sjelle nje lufte te vertete ne politiken e vendit. Neper media del nje president ne kushtet e depresionit nervor qe nje here godet Soros dhe deep State per te dhene mesazhe dhe me pas ulet ne qetesi, per t’u ngritur serish kur preken koalicionet para zgjedhore. Jane keto koalicione qe e kane demtuar reputacionin e PD dhe te vete lidershipit te saj. Jane keto lloj koalicionesh dhe dualizmash qe kerkojne shpetim dhe vazhdimesine ne rrugen e vjeter.

Nga ana tjeter kryeministri i ka duart e lidhura dhe po detyrohet te luaje si pehlivan, por po e sheh se po humb partine, nderkohe qe konkurrenti i tij Veliaj po e perdor situaten e renduar te Rames per t’u tallur me PS dhe qytetaret dhe duke u bere fytyra e shemtuar e nje “Albania fake news” qe duke mos patur me ate preference ne ambasadat perendimore pasi ka mashtruar shpesh here ka zgjedhur te luaje kllounin e fushates duke mbajtur kontakte te vazhdueshme me gjitonen qe ka ne banesen e tij dhe duke shtrenguar Ramen per vendime me te ashpra drejt autoritarizmit total te kesaj kaste te korruptuar.

Nderkohe qytetaret Shqiptare vuajne, largohen, shiten dhe blihen duke na dhene Shqiperine reale. Nga ana tjeter mafia qe furnizon oligarket me parate reale krijon ate qe ne raporte quhet Albania me PPP te famshme dhe rritje ekonomike nga biznesi i ndertimeve, por qe nuk jane gje tjeter vec se lavatrice gjigande te mafies ne politiken e Shqiperise. “Albania is a total fake news”, pasi ka vetem nje rruge drejt fitores se qytetareve “It’s the economy, stupid!”

Artikulli paraprakPse strategjia e Ramës për të përçarë opozitën po prodhon efekte krejt të kundërta
Artikulli tjetërIronia e Ervin Salianjit me Edi Ramën: 1001 përralla dhe një gënjeshtar!