Alarm kuqezi!

Armando Sadiku ka munguar në seancën stërvitore të paradites. Lajm që padyshim shkakton alarm edhe pse nga stafi i Kombëtares bëjnë fjalë për një gjendje të thjeshtë gripale, e cila pritet të mos kushtëzojë prezencën e elbasanasit për ndeshjen e së shtunës me Lihtenshtjenin. Gjithsesi kur bëhet fjalë për një ndër lojtarët kryesorë të Kombëtares dhe qendërsulmuesin e vetëm puro, i cili ndodhet në grumbullim pas lënies jashtë të Cikalleshit, natyrisht që lajmi krijon shqetësim, të shoqëruar me shpresën që Sadiku të jetë gati sa më shpejt. Për sa i përket pjesës tjetër në seancën e fundit me grupin kuqezi është bashkuar dhe Jahmir Hyka, me trajnerin Panucci, që ka nisur përgatitjet me kontigjentin që ka patur në dispozicion për Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Pas provave të para taktike të nisura që të martën, edhe seanca e paradites sot ka patur më së shumti krakater taktik, Panucci është një dishepull i disiplines së hekurt jo vetëm jashtë fushe, por edhe në planin taktik, me trajnerin që i duhet të kristalizojë në këto ditë të mbetura formacionin për anti-Lihtenshtejnin ose të paktën të zgjidhë balotazhet apo dyshimet që mund të ketë për role të caktuara në fushë.
Stërvitje, por edhe analizë e mbi të gjitha komunikim, për një trajner të ri është e rëndësisë maksimale që t’i transmetojë sa më shpejt grupit idetë e tij dhe atë se çfarë kërkon prej gjithsecilit në fushën e lojës. Për këtë arsye, gjithçka ka nisur me një diskutim me gjithë grupin e lojtarëve, ku trajneri italian pasi është analizuar seanca e djeshme ju ka evidentuar lojtarëve aspektet ku duhet të përmirësohen, ndërkohë që është shfaqur i kënaqur për sa i përket impenjimit të futbollistëve në seancat stërvitore. Një fjalim i shkurtër ku natyrisht kryefjala ka qenë sfida e radhës me Lihtenshtejnin, edhe pse një ekip në letër modest, trajneri ju ka kërkuar lojtarëve që këtë të shtunë të japin maksimumin përballë skuadrës së principatës. Kamerat prezente për 15 minuta dhe më pas, gjithçka për sa i përket skemave taktike larg syve të publikut, para një sfide që duhet fituar me çdo kusht, trajneri preferon të ruajë sekretet e tij për efektin surprizë.
Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, është preferuar para kapitenit Agolli në këto ushtrime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas në një lojë 9 kundër 9. Njëri grup përbëhej nga Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memolla, Memushaj, Roshi, Llullaku dhe Latifi. Kurse grupi tjetër përbëhej nga Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda dhe Sadiku.
Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Ajeti, Basha dhe Kukeli, të cilët punuan me përgatitësin atletik. Ndonëse ka përzier kartat për pjesën më të madhe të skuadrës, që tani kuptohet se Panuçi po mundohet të shohë reagimin e Memollës në krah të titullarëve të zakonshëm të prapavijës.
Ndaj, nuk është aspak çudi që ai të zbresë që nga minuta e parë në fushë kundër Lihtenshtejnit. Në fundin e seancës së djeshme është parë edhe një takim kokë më kokë mes asistentit të Panuçit, Alesandro Çiulini, i cili bën detyrën e përgatitësit atletik.

Artikulli paraprakLatifi: Krenar për Kombëtaren
Artikulli tjetërNjë album i Atjon Zhitit në datëlindjen e 22-të