Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasadori britanik: Ne mbështesim SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë!

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith reaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

King-Smith thotë se Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikulli paraprakBasha intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës: Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë do të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës
Artikulli tjetërKLP dënoi akuzat ndaj Altin Dumanit, Ambasada Amerikane: SHBA qëndron në krah të drejtësisë! Mbështet të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë