Akuzat e Ahmetajt nga arratia, PD depoziton kërkesën në Kuvend: Interpelancë urgjente me Ramën!

Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave që Arben Ahmetaj bëri për çështjen e inceneratorëve.

Ka qenë Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, ai që depozitoi kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.

Në një intervistë nga arratia, Ahmetaj lëshoi akuza në drejtim të qeverisë “Rama” dhe konkretisht ndaj kryeministrit dhe Erion Veliaj. Ai tha se po përdorej si kokë turku dhe se procesi ndaj tij ishte politik.

Artikulli paraprakAna tjetër e turizmit; Si po rriten kostot e qirave, restoranteve e pushimeve për vendasit
Artikulli tjetërRumani-Bullgari në Shengen, mesazh konsolidimi dhe stabiliteti