Akuza nga Shkodra: Ky gazetar është anëtar i bandës së Bajrëve, zbardhni tabulatet

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Shkodër përveç bandës së Bajrit, që zakonisht përflitet si e lidhur me të mjatën, ka dhe një familje tjetër që është pjesë e botës së krimit.
Edhe pse nuk përmendi emra Hoxha i referohej këtu familjes Lici, një prej anëtarëve të të cilës u vra pak muaj më parë në Shkodër, në një ngjarje që mbetet e pazbardhur. Ndërkohë sot Mustaf Lici që është njëherësh dhe këshilltar në Bashkinë e Shkodrës i ka kthyer përgjigje gazetarit Hoxha.
Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandes Bajri. Lici shprehet se familja e tij ka marrdhënie të shkelqyera me 6 të vrarët ne Shkoder dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kanë asnjë person të vrarë.
Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.
Lici i bën thirrje prokurorisë që të zbardh tabulatet e gazetarit Hoxha dhe se një dite ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kesaj deklarate kërkon t’i kthejë përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo ditë akuzon familjen Lici.
Pak muaj më parë në Shkodër në zonën e Kirasit u vra Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit, dhe njëherësh kunat i Lulzim Kullës, ndaj të cilit është bërë sërish një atentat në fillim të këtij viti.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë i komentoi si hipokrite deklaratat e opozitës për veprimtarinë kriminale në Shkodër të bandës “Bajri”. Ai tha se opozita nuk përmend një tjetër bandë të rrezikshme që operon në këtë qytet apo në qytete të tjera të Shqipërisë.
“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit (Bajri) në Shkodër. Është kryetar i një partie politike ai që dominon Kirasin, është aleat i opozitës”, tha Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus dy ditë më parë.
“E njejta gje edhe ne Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Capjet qe kane vrare 4 punonjes policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua me shqeteson perdorimi politik i situates kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai can dhe penetron atje ku gjen hapesire”, vijoi ai.

Artikulli paraprakPazari për ndarjen e Kosovës me Thaçin dhe Ramën, reagon Vuçiç: Kam dështuar
Artikulli tjetërSkandal, vëllai i Prokurorit që heton Shullazin punon në hipotekë për bandën!