Aksident me vdekje në Lushnjë, shoferi zhduket

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm pranë rotondos së Kolonjës në autostradën Fier-Lushnjë. Një banor i zonës, 72-vjeçari Kimet Hoxha nga fshati Ardenicë ka humbur jetën i përplasur nga një makinë. Autori nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e Lushnjës tha se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, në fshatin Ardenicë, ndërsa nuk është identifikuar mjeti që shkaktoi aksidentin dhe se ka nisur hetimet. Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e me në aksin rrugor Lezhë-Laç ku janë përplasur dy automjete. Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprak320 euro për një çertifikatë, nën hetim administratori
Artikulli tjetërShpërthen në flakë makina në Vlorë, shpëton shoferi