Aksident me vdekje në Kavajë, gjendet i varur 35 vjeçari në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes, në afërsi të Bishtit të Zhurit në Kavajë.

Si pasojë e përplasjes nga një mjet, ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti.

Njoftimi i policisë

Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjendet i vetëvarur në banesë 35 vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër këtë mengjes. Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakRriten shtrimet në spitale/ “TeleShëndet” dhe “Jetë Plus”, mbroni shëndetin e financat tuaja me SIGAL
Artikulli tjetër“Spaletat” në Shtëpinë e Bardhë