Akademikët britanikë: Koronavirusi është armë biologjike, a është ai 11 shtatori i ri

Akademikë britanikë, përfshirë një lektor të akuzuar për mbrojtjen e regjimit sirian, kanë ndarë disa teori konspirative mbi koronavirusin në internet.

Organizata për Studime të Propagandës, e themeluar nga Piers Robinson, postoi në Twitter një intervistë në YouTube te javës se kaluar me titullin “A është koronavirusi 11 shtatori i ri”? Në atë video, Dr Robinson e quajti Covid-19 një “virus me fatalitet të ulët” dhe pa ndonjë tregues se është dukshëm i ndryshëm nga ai që “ne shohim me shpërthime të mëdha gripi çdo vit”.

Ai pretendon se “është informacioni propagandistik që ka krijuar kaq shumë hidhërim, kaq shumë frikë”, sipas The Times. Dr Robinson tha: “Pyetja është se kush ishte i përfshirë në ndikimin dhe organizimin e të gjithë kësaj, cilat shtete përfshirë dhe ato brenda vetë sistemit politik të SHBA-së”.

“Disa njerëz kanë folur për armë biologjike”, shton ai, në një pohim që vjen pasi njësi të tëra komunikimi në Mbretërinë e Bashkuar janë shkatërruar në vazhdën e pretendimeve të pabaza se teknologjia 5G është ajo që po e përhap virusin.

Times përmendi dhe të tjerë akademikë që akuzohen për përhapjen e teorive të rreme mbi koronavirusin, përfshirë profesorin e teorisë politike mjedisore Tim Hayward nga Universiteti i Edinburghut, dhe profesorin e Universitetit të New York Mark Crispin Miller.

Profesor Miller ka dalë hapur me pretendimin se koronavirusi “mund të jetë një armë biologjike e krijuar artificialisht”. Profesori Hayward nga ana tjetër ripostoi në Twitter mesazhin e një ambjentalisti kanadez sipas të cilit FMN, OKB dhe Imperial College London mund të jenë pjesë e një komploti për të shfrytëzuar pandeminë që të promovohen vaksinat e për të krijuar pula rezistente ndaj gripit.

Ai ripostoi dhe një mesazh të Oliver Stone, që së fundi ka realizuar një serial me intervista të Vladimir Putin, ku spekulonte se virusi mund të ketë qenë një sulm biologjik ndaj Kinës.

Artikulli paraprakRritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, shkon në 433 numri i të infektuarve
Artikulli tjetërJaponia do t’ia dhurojë Shqipërisë ilaçin kundër Covid-19