Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, shkon në 433 numri i të infektuarve

Ka shkuar në 433 numri i të prekurve në vend, me 17 raste pozitive vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 259 testime janë zbuluar 17 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familje tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit.

Rastet, janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregulalve të distancimit social.

Artikulli paraprakMakron fluturon drejt Marsejës, takim sekret me mjekun që kuron Covid-19 me ‘ilaçin magjik’
Artikulli tjetërAkademikët britanikë: Koronavirusi është armë biologjike, a është ai 11 shtatori i ri