Ajeti sërish në formacionin e javës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, vazhdon të mahnitë me performancat e tij në Serinë A. Këtë javë Krotone arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Beneventon me rezultatin 2-0 dhe futbollisti shqiptar ishte i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtarë.
Për herë të 3-të në 6 javët e para të Serisë A, ai është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane për paraqitjen e tij duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës krahas futbollistëve si Pjaniç, Dibala, Xheko dhe Imobile.

Artikulli paraprakJanuzaj: Zgjodha Belgjikën sepse ndihem belg!
Artikulli tjetërÇekiçi shënon për Dinamo Zagreb B