Aderholt-Bashës: Mbështetje në kauzën për zgjedhje të lira

Kongresmeni Robert Aderhold ka shprehur përmes një letre drejtuar kreut të PD Lulzim Basha dhe atij republikan, Fatmir Mediu mbështetjen e fuqishme ndaj popullit shqiptar në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Unë mbështes fuqimisht, hapat e qytetarëve shqiptarë dhe betejës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kauzën e tyre të drejtë për liri dhe demokraci, shtetin ligjor, si dhe lirinë individuale”, shprehet Aderhold. Duke iu drejtuar Bashës, kongresmeni shprehet i alarmuar nga raportimet zyrtare dhe mediatike mbi prodhimin masiv të drogës dhe trafikut të saj, si dhe nga ana tjetër fuqizimin e rolit të krimit në qeverisje. Korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet është gjithashtu një tjetër çështje që ngrihet nga kongresmeni amerikan. Duke përmendur fuqizimin e krimit të organizuar që sot ka kapur majat e qeverisjes, trafikut të drogës, si dhe korrupsionit, Aderhold shpreh shqetësimin serioz për Shqipërinë, e cila si një vend që meritoi përmes reformave të bëhet anëtar i NATO-s sot gjendet e rrezikuar përballë krimit në pushtet, pasigurisë, si dhe demokracisë së kërcënuar. “Unë jam i shqetësuar që Shqipëria si një vend anëtar i NATO gjendet në një situatë të brishtë. Informacione zyrtare dhe raportime nga mediat kanë konstatuar përhapjen masive të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo situatë e vë Shqipërinë përballë një rreziku të madh për sigurinë, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke rritur ndërkohë rolin e krimit të organizuar në qeverisje dhe jetën politike. Unë e kuptoj që korrupsioni ka pësuar një përhapje të gjerë dhe është shndërruar në një fenomen shqetësues”, thekson kongresmeni, i cili e mbyll letrën e tij duke shprehur mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit shqiptar në të drejtën e tyre për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Letra e plotë

Vitet që udhëhoqën anëtarësimin e saj në NATO, Shqipëria kishte mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo mbështetje erdhi nga reformat që Shqipëria ndërmori në luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot, unë jam i shqetësuar që Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s gjendet në një situatë të brishtë. Informacione zyrtare dhe raportime nga mediat kanë konstatuar përhapjen masive të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo situatë e vë Shqipërinë përballë një rreziku të madh për sigurinë, demokracinë dhe shtetin ligjor, duke rritur ndërkohë rolin e krimit të organizuar në qeverisje dhe jetën politike. Unë e kuptoj që korrupsioni ka pësuar një përhapje të gjerë dhe është shndërruar në një fenomen shqetësues.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në Shqipëri më 18 qershor 2017. Unë e kuptoj që, asnjë masë konkrete nuk është marrë në implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Manipulimi i zgjedhjeve vendore dhe raporti i OSBE/ODIHR mbetet një shqetësim, sidomos në lidhje me dhunimin e mundshëm të së drejtës themelore të shqiptarëve për të votuar të lirë.
Unë mbështes fuqimisht, hapat e qytetarëve shqiptarë dhe betejës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kauzën e tyre të drejtë për liri dhe demokraci, shtetin ligjor, si dhe lirinë individuale.

Artikulli paraprakMediat e huaja: Shqiptarët në protestë si në Rumani
Artikulli tjetërRevolta, në shesh deri në largimin e Ramës