A po tallet OBSH, udhëzimi i ri: Mbani maska edhe kur të takoni familjarët

Organizata Botërore e Shëndetësisë u është lutur familjeve që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancimin social, në takimet e Krishtlindjeve për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Agjencia e Kombeve të bashkuara tha që masat do të “kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme” në shpëtimin e jetës dhe parandalimin e personave të dashur që të sëmuren, por pranoi që mbajtja e maskës në ambientet familjare mund t ëishte e vështirë.

Në udhëzimet e azhurnuara të botuara sot, OBSH paralajmëroi se Evropa ishte në prag të një vale të tretë të Covid-19, e cila mund të arrijë kulmin në javët e para të vitit të ri.

Sipas OBSH, takimet gjatë festave do të përhapin edhe më shuam koronavriusin, duke bërë që një numër më i madh personash të humbin jetën në janar.

Grumbullimet në ambiente të mbyllura, madje edhe më të vogla, mund të jenë veçanërisht të rrezikshme sepse ato mbledhin grupe njerëzish, të rinj dhe të moshuar, nga familje të ndryshme, të cilët mund të mos zbatojnë të gjitha masat e njëjta për parandalimin e infeksionit.

“Takimet duhet të mbahen jashtë nëse është e mundur, dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike. Nëse mbahen brenda, kufizimi i madhësisë së grupit dhe sigurimi i ventilimit të mirë për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit janë thelbësore”, thuhet në udhëzimin e OBSH.

Artikulli paraprakGafa e paharrueshme e Bledi Çuçit
Artikulli tjetërRama i ndërsen Braçen, Albin Kurtit, reagimi…