Rama i ndërsen Braçen, Albin Kurtit, reagimi…

Erion Braçe, zëvendësi i Edi Ramës, thotë se Kurti e paraqet veten si të ishte lart, si shpresë, ndërsa, sipas tij, shqiptarët i kanë vuajtur shumë idhujt që janë paraqitur të tillë.

Një reagim të cilin e ka ilustruar me fotografinë e Kurtit me reperin Stresi, që është militant i Partisë Demokratike, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj Kurtit për qëndrimin e tij në lidhje me protestat në Shqipëri, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një polic.

Kurti i doli në përkrahje protestës, duke e parë si revoltë, e sipas Braçes, protesta e dhunshme po kthehet në mjet që PD-ja e Sali Berishës dhe LSI-ja e Ilir Metës duan ta kthejnë në mjet për pushtet.

“Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptarëve të qenit normalë?”, ka pyetur Braçe, transmeton Gazeta Express.

Artikulli paraprakA po tallet OBSH, udhëzimi i ri: Mbani maska edhe kur të takoni familjarët
Artikulli tjetërPaloka: Shqiptarët të braktisur në pandemi, Rama shpenzon paratë tona në udhëtim kënaqësie