A ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt? Çfarë deklaroi Ramushi

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.

Reagimet të shumta ka pasur nga shteti shqiptar. Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.

Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është fakti se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.
Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj në një intervistë për T7, gjatë samitit të Berlinit kishte thënë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion në sy të ndërkombëtarëve për ta hequr taksën, e nuk i kishin dalë në krah. Madje ai tha se vetë Rama e Thaçi i kishin bërë më shumë presion sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E Rama në anën tjetër, e kishte akuzuar publikisht kryeministrin e Kosovës së ka gënjyer me deklaratat e tij. Pyetja që shtrohet pas këtyre kërcënimeve është se a ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt. Ata janë ideatorët e lojës së rrezikshme të copëtimit të Kosovës ndaj dhe kështu janë edhe përfituesit kryesorë të këtij plani.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Haradinajt: Po përgatitet Dodik-Republika për Kosovën, çmimi që unë po paguaj…
Artikulli tjetërBasha: Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kontrollon drejtësinë, pushtetin lokal e çdo institucion tjetër