A ka ardhur koha për një Kryeministër jurist në Shqipëri?

Nga Qamil Gjyrezi
Kryeminstrat në historinë politike në Shqipëri kanë ardhur nga fusha të ndryshme. Analizën do ta filloi mbas luftës së dytë botërore kur Shqipërinë e drejtuan një “cetë maskarenjsh” pa formim dhe shkollim të mirëfilltë.

Ish-drejtuesit komunistë vinin nga shpellat dhe mali dhe e drejtuan Shqipërinë si shpellarë dhe kriminelë. Krye banditi Enver Hoxha ka përfunduar vetëm shkollën e mesme “Liceun e Korcës” dhe ka dështuar me studimet e tija në Francë.

Formimi juridik i drejtuesve të nomenklaturës ishte shumë i ulët në planin profesional, etik dhe juridik. Gjykatat drejtoheshin nga kriminelë lufte që merrnin vendime gjygjsore me urdhëra politikë.

Në periudhën e marëdhënjeve të mira me Bashkimin Sovjetik, studiuan disa individë në shtetin ish-komunist të Stalinit.

Mbas Enver Hoxhës, Shqipërinë e drejtuan kryeminstra ish-kriminelë lufte si Mehmet Shehu dhe më vonë Ramiz Alija që nuk kishin asnjë formim juridik, përvec formimit ideologjik komunist. Shteti drejtohej nga nomenklatura ish-komuniste dhe shteti i së drejtës kishte shumë pak rëndësi.

Mbas viteve 1990 Shqipëria u drejtua nga Kryeminsitra arkeologë, mjekë, një ish-ekonomist marksist dhë së fundi nga një piktor klloun që nuk ka asnjë formim juridik.

Formimi juridik ka një rëndësi të vecantë për një drejtues qeverie në vendet e zhvilluara perëndimore dhe sidomos ata shtete që janë drejtë integrimit europian.

Spunton emora nga debati i Zotit Lulzim Basha në emisionin Opinion , kur iu drejtua direkt Fevziut: “Ke kujdes së në panel nuk ke një piktor, por një jurist”.

Formimi juridik i Bashës është në një nivel shumë të lartë dhe këtë e tregoi në këtë panel, duke i’u referuar të drejtës romake dhe duke dhënë argumena të mbështetura tek kushtetuta e vendit dhe procedurat civile dhe penale shumë saktë.

Reforma në drejtësi dhe dalja nga kriza ekonomike, kushtetuese dhe shoqërore e bën të domosdoshëm drejtimin e vendit nga mendimi jurik dhe një politikan me formim juridik perëndimor sic është Lulzim Basha!

Artikulli paraprakPastrimi i parave me amnistinë, bllofi i Ramës me emigrantët, miliarda eurove të krimit në ekonomi
Artikulli tjetërNjë lajm i mirë, Spanja heq veton ndaj Kosovës në përfaqësim ndërkombëtar