A i frikësohet Berisha marrjes së elektoratit nga Agron Shehaj? Ish-kryeministri tregon çfarë bisedoi me deputetin pas vendimit për t’u larguar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar bisedën me Agron Shehajn pas vendimit të këtij të fundit, për t’u larguar nga Partia Demokratike.

Berisha u shpreh se respekton vendimin e tij, si edhe të çdo deputeti tjetër, duke shtuar se “në mënyrë miqësore” i thashë Shehajt se ka kontribute të pamohueshme.

Ish-kryeministri deklaroi se nuk i frikësohet marrjes së elektoratit nga Agron Shehaj.

Sali Berisha: Ka gjykimin e tij dhe respektoj vendimin e çdo njeriu, të çdo deputeti.

Kam folur dhe i kam thënë në mënyrë miqësore se ke kontribute të pamohueshme dhe kontributetet e t’ua më shumë se këtu nuk marrin peshë ndonjë zgjidhje.

I frikësoheni se mund të marrë elektoratin nga PD?

Sali Berisha: Nuk mund frikësohem unë. Njeriu që nuk frikëson të tjerët, nuk frikësohet vetë.

Artikulli paraprakBerisha në SPAK, Imeraj: Vendimet e gjykatave zbatohen, politika të mos ndërhyjë në hetime
Artikulli tjetërMarshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq