9 viktima dhe 947 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali

talia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 947 raste pozitive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Itali është 257.065 persona.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Sipas Emergjencave Civili, nga 72 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 947 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shifër që për herë të fundit ishte regjistruar më 14 maj.

Ndërkohë numri i vdekjeve është shtuar me 9 persona. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rikthyer sërish shqetësimi në rajonin e Lombardisë, e cila vetëm gjatë ditës së fundit regjistroi 174 raste të reja, pas saj vjen Lazio me 137 dhe Veneto me 116.

Artikulli paraprakIslami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, duhet të kishte dhënë dorëheqjen!
Artikulli tjetërTalat Xhaferri rizgjidhet kryetar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut