Talat Xhaferri rizgjidhet kryetar Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Gjatë seancës së ditës sotme, Talat Xhaferri është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.

Kryeparlamentari Xhaferri u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.

Për zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës.  Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.

Ndërsa, koaliconi ASH-AAA paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe E Majta.

Annotation 2020 08 21 183025 640x520 1

Artikulli paraprak9 viktima dhe 947 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali
Artikulli tjetërDjegia e mbeturinave/ Denoncimi i përfaqësuesit të PD: Mafia shtet po u merr frymën banorëve të Peshkopisë (Video)