9 bandat që ka goditur Rama

Nga Luçiano BOÇI

Dje Rama deklaroi që ka eleminuar 9 nga 40 bandat që operojnë në Shqipëri, të numëruara nga Ministri i Brendshëm.
Kush nuk beson kryeministrin tonë të lavdishëm, të lexojë më poshtë bandat që ka goditur Rama këto muaj të qeverisjes, në bashkëpunim të ngushtë me Balilajt, Habilajt drejtorët e arratisur e me “ca koka”.
E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave!!!!
1. “Banda” e protestuesve të Kukësit, që dolën kundër taksës së rrugës. Drejtësia “popullore” po i mban akoma në burg.
2. “Banda” e anëtarëve të Forumit Rinor të PD që bashkëponin ngushtë me ato të LRI-së. Këto mbahen ende në vëzhgim si të rrezikshëm për rendin e qetësinë.
3. “Banda” e fukarejve të ndihmës ekonomike. Kjo ishte dhe banda më e madhe e zbuluar ndonjëherë në histori, me rreth 30.000 anëtarë.
4. “Banda” e Lushnjes, e fermerëve që nuk shisnin dot produktet e tyre dhe i hodhën në rrugë.
5. “Banda” e të rinjve të Shkodrës që i prenë rrugën K/m-së.
6. Banda” e protestueve të bllokimit të rrugëve nacionale që bashkëpunonin ngushtë dhe me politikanë “kriminelë” nga opozita, të proceduar të gjithë.
7. “Banda” e Vërrisë që doli kundër inceneratorit.
8. “Banda” e berberëve që nuk pajisnin me kupon ata që rruanin.
9. “Banda” e lagjes sime që drejtohej nga kapoja dentist që kishte blerë një makinë të re Skoda “luksoze”……me leasing.

Artikulli paraprakVasili: Amerika foli, Rama ktheu vendin në lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit
Artikulli tjetërAksidenti tragjik/ Kush janë 3 të rinjtë që humbën jetën në Laç